
“Kush shan shokun mund të shajë veten”, Djali i Bora Zemanit do t’ju bëjë të qeshni me lotë
0
0
Bora Zemani para disa vitesh është bërë nënë e një djali të quajtur Arbor nga marrëdhënia e saj me Vin Velin.
Pas ndarjes së prindërve, vogëlushi është duke jetuar me Borën e cila poston herë pas here foto e video me të birin i cili tashmë është rritur dhe është bërë nje bukurosh i vërtetë.
Moderatorja ka shpërndarë disa video ku Arbori tregon se çfarë i kanë mësuar në shkollë dhe që sipas tij është e rëndësishme.
Arbori thotë se mësuesja e ka mësuar që nëse shajmë shokun apo fëmijën e tjerë atëherë shajmë edhe veten.
Ndërsa Bora nga ana tjetër aprovon atë që thotë vogëlushi i cili flet gjithë seriozitet për ato çfarë ka mësuar në shkollë.
Link: https://www.instagram.com/borazemani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtG8lnPj8Py/