
Aktori Bes Kallaku ka qenë duke punuar kohët e fundit për realizimin e filmit Falco në të cilin marrin pjesë një kastë e njohur aktorësh si dhe këngëtarja Bleona Qerreti.
I ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv klan”, Besi ka folur gjithashtu edhe për kërkesat e shpeshta të fansave për një duet me Xhensilën.
Ai sqaron se nuk është këngëtar në të vërtetë dhe se me Xhensilën e ka bërë tashmë një duet që është më i bukuri dhe më i ëmbli dhe që quhet Ajka.
Gjatë intervistës ai u ndal gjatë tek realizimi i filmit i cili pritet të dalë në kinema për pak ditë.
Besi sqaron se ka punuar me orë të gjata dhe për gati një muaj nuk e ka parë fare të bijën për shkak të xhirimeve që kanë zgjatur më shumë nga ç’pritej.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=oReFqllq2Nk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3HHyT_hjMX/