
Tërmeti shkatërrues i mëngjesit të 26 nëntorit la pas 49 viktima, 750 të plagosur dhe qindra pallate të shkatërruara.
Mes viktimave ishte edhe familja prej 4 anëtarësh e xhaxhait të këngëtares Evi Reçi e cila humbi xhaxhain me nusen dhe dy fëmijët e tyre.
Evi ka postuar në instagramin e saj disa foto kur ishin fëmijë duke ju rikthyer kujtimeve të fëmijërisë, ndërsa shkruan mesazhin më prekës për këtë tragjedi.
Në këtë tragjedi ajo ka humbur edhe mikeshën e saj Dienën e cila humbi jetën së bashku me të bijën 9 vjeçare.
“Zemrën e kam plagë”, thotë Evi në mesazhin e saj ndërsa falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ngushëlluar në një situatë të tillë.
https://www.instagram.com/p/B5bDgGMHURN/Link: https://www.instagram.com/p/B5bDgGMHURN/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B448iSOnKeu/