1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Zemrën e kam plagë”, këngëtarja e njohur humbet të afërmit dhe miqtë në Durrës
“Zemrën e kam plagë”, këngëtarja e njohur humbet të afërmit dhe miqtë në Durrës
0

“Zemrën e kam plagë”, këngëtarja e njohur humbet të afërmit dhe miqtë në Durrës

0
0

Tërmeti shkatërrues i mëngjesit të 26 nëntorit la pas 49 viktima, 750 të plagosur dhe qindra pallate të shkatërruara.

Mes viktimave ishte edhe familja prej 4 anëtarësh e xhaxhait të këngëtares Evi Reçi e cila humbi xhaxhain me nusen dhe dy fëmijët e tyre.

Evi ka postuar në instagramin e saj disa foto kur ishin fëmijë duke ju rikthyer kujtimeve të fëmijërisë, ndërsa shkruan mesazhin më prekës për këtë tragjedi.

Në këtë tragjedi ajo ka humbur edhe mikeshën e saj Dienën e cila humbi jetën së bashku me të bijën 9 vjeçare.

“Zemrën e kam plagë”, thotë Evi në mesazhin e saj ndërsa falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe ngushëlluar në një situatë të tillë.

View this post on Instagram

Te pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte 🙏🏻

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

evi reci

Link: https://www.instagram.com/p/B5bDgGMHURN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B448iSOnKeu/