T’ju shpjegosh tërmetin fëmijëve, përgjigjia e djalit të aktorit do t’ju bëjë të qeshni me lotë
Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit ka shkaktuar tmerr dhe panik sidomos tek fëmijët e vegjël të cilët nuk arrijnë ta kuptojnë përse lëkundet toka.
I ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel”, aktori Florian Binaj tregon se si ja shpjegoi fëmijëve të tij tërmetin, ndërsa ndau me të ftuarit edhe shpjegimin që aktori Irgen Çela i ka bërë djalit të tij për tërmetin duke thënë edhe përgjigjen epike të fëmijës.
Irgeni i kishte thënë të birit se në fund të detit janë disa pllaka që zihen me njëra tjetrën.
Djali ndërkaq me pafajësinë e tij i thotë të atit se kur të rritej do të shkonte në fund të detit dhe do ti thoshte pllakave të pajtohen.
Kjo batutë e treguar nga Flori ka shkaktuar të qeshura pa fund në studio duke krijuar një astmosferë humori përballë tragjedisë me të cilën po përballet vendi prej një jave.
https://www.instagram.com/p/B5lV158nchQ/Link: https://www.instagram.com/p/B5lV158nchQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3Aa-GVpoGk/