
Para pak ditësh e ëma e Stresit kishte ditëlindjen dhe një urim i veçantë i ka ardhur nga Kejsi.
Pavarësisht se me Stresin janë në një pauzë ashtu siç ka thënë këngëtari, Kejsi nuk ka nguruar ta urojë për ditëlindje të ëmën e reperit.
Kjo duket se ju ka bërë përshtypje edhe fansave të cilët e kanë pyetur se përse e ka uruar të ëmën e Stresit dhe nëse ka ende shpresë për t’u rikthyer me reperin.
“Ça lidhje ka, unë atë e dua, kishte ditëlindjen e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, i thotë Kejsi ndjekësit që i bën një pyetje të tillë, duke shmangur në këtë mënyrë pyetjen se a do të kthehej sërish me reperin.
Stresi dhe Kejsi nuk janë më bashkë, tashmë prej disa muajsh, megjithatë Kejsi ruan ende një marrëdhënie shumë të mirë me të ëmën e reperit.
Vetë këngëtari u shpreh se ai dhe Kejsi nuk janë ndarë, por janë në një pause dhe që gjithçka mund të ndodhë në një të ardhme.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B38IiL1ps9L/, https://www.instagram.com/p/B32R5GVgN7-/