“Gjak djersë dhe lotë”, Bebe Rexha ka “vuajtur” për katër vite rrjesht dhe nuk e kemi ditur
Ajo është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në botë.
Me zërin e saj karakteristik dhe me hitet e njëpasnjëshme Bebe Rexha ka bërë që emri i saj të flitet kudo.
Por sigurisht që nuk ka qenë e thjeshtë dhe për këtë ka folur vetë këngëtarja e cila në një foto të shpërndarë në instagram ka rrëfyer gjithë vështirësitë dhe sakrificat për të arritur aty ku është sot.
“Mesi i dekadës kundrejt fundit të dekadës, një udhëtim i gjatë. Gjak, djersë dhe lotë. Do ta bëja përsëri, i dua fansat e mi, ju dua shumë të gjithëve, Faleminderit!”, shkruan Bebe në një foto nga koncertet e saj ku shfaqet e shtirë në skenë duke përformuar.
Bebe i është referuar katër viteve të fundit, të cilat kanë qenë të suksesshme për të dhe që ka luftuar e sakrifikuar shumë për t’ja dalë që të dëgjohet dhe pëlqehet nga fansat e saj në mbarë botën.
https://www.instagram.com/p/B6OwR60F87c/Link: https://www.instagram.com/p/B6OwR60F87c/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6D_Of0FSiN/