Home ShowBiz “Si e ke bërë…”, Joni mbetet pa fjalë nga surpriza e Arbanës, shtëpia e moderatores si një përrallë krishtlindjesh
“Si e ke bërë…”, Joni mbetet pa fjalë nga surpriza e Arbanës, shtëpia e moderatores si një përrallë krishtlindjesh
0

“Si e ke bërë…”, Joni mbetet pa fjalë nga surpriza e Arbanës, shtëpia e moderatores si një përrallë krishtlindjesh

0
0

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vendosur të surprizojë të birin me rastin e festave të fundvitit.

Ajo e ka shndërruar shtëpinë e saj në një përrallë krishtlindjesh ku të zinin sytë të gjithë personazhet e festave.

Në shtëpinë e moderatores shohim në çdo cep drerë, babagjyshë, grinçin, drita, dhurata e lodra pa fund.

Të gjithë këtë atmosferë Arbana e ka përgatitur për të surprizuar të birin dhe mbesën, të cilët sapo hyjnë në shtëpi dhe shohin një ambjent të tillë mbeten të habitur.

Joni sapo hyn në shtëpi mbetet pa fjalë ndërsa dëgjohet të thotë: “Si e ke bërë…”, ndërsa më pas shkon direkt tek dreri gjigand që mesa duket është i preferuari i tij.

Në videon e fundit vogëlushët shkojnë poshtë pemës për të parë dhuratat, ndërsa gjithë kureshtje mezi presin të vijë momenti kur do ti hapin.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/