
Rudina Dembacaj prej disa muajsh është vënë në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga bashkëshorti.
Ajo e pranoi vetë ndarjen para pak kohësh gjatë emisionit të mëngjesit në “Top Channel”.
Në media u aludua gjithashtu për një lidhje të saj me ish deputetin Mark Froku, por që deri tani asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar.
Ndërkaq moderatorja në momentin që ka pranuar ndarjen tha se ajo dhe Aleksi do të jenë gjithmonë pranë Viktorias vajzës së tyre.
Vogëlushja sot ka festuar 3 vjetorin e lindjes dhe mesa duket ditëlindja ka qenë një motiv i mirë për ti bërë bashkë ata të dy.
Moderatorja ka postuar një foto ku pozojnë të tre bashkë.
Rudina dhe Aleksi kanë vënë në mes Viktorian dhe po e puthin të dy.
Krahas fotos së përbashkët, Rudina ka edhe një mesazh për vogëlushen së cilës i uron lumturi, ndërsa i premton se dashuria nuk do ti mungojë asnjëherë.
https://www.instagram.com/p/B6l_QiAHOyk/Link: https://www.instagram.com/p/B6l_QiAHOyk/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2SOItHHXGi/