
Modelja e njohur Afërdita Dreshaj prej vitesh jeton me bashkëshortin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku e shohim shpesh herë të postojë foto e video të shumta ku shfaqen së bashku gjithnjë e më të dashuruar.
Ajo është martuar tashmë prej disa vitesh me Jakub Kindl, një lojëtar profesionist hokey, me të cilin e shohim shpesh nëpër udhëtime në vende të ndryshme të botës.
Afërdita është mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston gjithashtu edhe surprizat e shumta që merr nga i shoqi, por këtë herë ka zbuluar pak më shumë nga marrëdhënia e tyre e veçantë.
Ajo ka postuar në instastory një video ku shfaqet së bashku me të shoqin shtrirë në krevat duke i dhuruar njëri tjetrit përqafime e përkëdhelje, ndërsa po shohin një shfaqje të re televizive.
Ata të dy duken shumë të dashuruar së bashku në këtë video, ashtu siç shfaqen gjithmonë edhe në fotot e shumta që shpërndajnë në rrjetet sociale.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6xuYWWI9yW/