Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri kishte planifikuar disa koncerte në Vienë përgjatë muajit shkurt, por që i është dashur ti anulojë të gjitha.
Përmes një statusi shpjegues në instagram menaxheri i saj ka rrëfyer arsyet që e shtynë për të anuluar koncertet.
Ai thotë se për shkak të disa mosmarëveshjeve me organizatorët e vendit ku do të mbahej koncerti është parë e udhës që këto koncerte të anulohen.
Sipas menaxherit të saj Pëllumb Çitaku, organizatorët nuk kanë respektuar detyrimet dhe kjo i ka shtyrë ata të anulojnë koncertet.
Këtë status e ka rishpërndarë edhe Dafina në instagramin e saj, ndërsa menaxheri i këngëtares njofton fansat e saj se do të rishihen shumë shpejt në të tjera koncerte.
Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7gNQQ4hMGw/