
Bashkëshortja e Lorik Canës, arkitektja italiane Monika duket se ka ardhur në formë shumë shpejt pavarësisht se është nënë e dy fëmijëve.
Ajo ka postuar një foto në ashensor ku duket në super formë edhe pse kanë kaluar më pak se tre javë nga lindja e vajzës.
Monik falë metabolizmit dhe ndoshta dietës së rreptë apo aktivitetit fizik duket më në formë se kurrë dhe madje duket e pabesueshme që ka më pak se një muaj që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.
Vogëlushja Esmeralda erdhi në jetë në mes të muajit janar dhe njoftimin e dha vetë Loriku i cili postoi gjithashtu edhe foton më të ëmbël me të bijën duke e prezantuar përpara të gjithë miqve dhe fansave të tij.
Link: https://www.instagram.com/moniquercana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrGc4qBAZPL/