
Të gjithë tentojmë të ushqehemi shëndetshëm, por jo gjithmonë e kemi të mundur një gjë të tillë, madje shumë prej nesh nuk e dinë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo.
Më poshtë po ju rendisim disa ushqime që nëse I konsumoni rregullisht organizmi do t’ju falënderojë.
- Spinaqi
Spinaqi konsiderohet si një prej ushqimeve më të shëndetshme, kjo pasi ka shumë pak kalori dhe është I pasur me vitamina duke ju dhënë vlera ushqyese pa shtuar në peshë.
- Fasulet dhe thjerrëzat
Ato janë të pasura me fibra, janë shumë të ushqyeshme dhe një burim i pasur I vitaminës b.
- Arrat
Ato janë më të pasura me vitaminë E se të gjitha frutat e tjera të thata. Arrat janë të pasura gjithashtu me omega 3 dhe janë shumë të shëndetshme për organizmin.
- Avocado
Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të konsumoni. Avocado është i pasur me vitaminën B6 dhe mjafton vetëm dy kokra në javë për të qënë super të shëndetshëm.
- Çokollata e zezë
Çokollata e zezë përmban shumë më pak sheqer se çokollatata e tjera, ndërsa ka shumë vlera ushqyese dhe nuk është e dëmshme si çokollatat që përbajnë qumësht apo nivel më të ulët kakaoje.
Link: https://www.goodnet.org/articles/top-10-healthiest-foods-on-earth-how-to-eat-them
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/assorted-vegetable-lot-1300972/