Home Aktualitet “Një vit pa ty..”, Ajola bën dedikimin më prekës për të atin
“Një vit pa ty..”, Ajola bën dedikimin më prekës për të atin
0

“Një vit pa ty..”, Ajola bën dedikimin më prekës për të atin

0
0

Një vit më parë bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës Ajola Xoxa humbi të atin dhe sot vendosi ta kujtojë atë përmes një fotoje dhe një mesazhi të ndjerë postuar në instagram.

Ajola ka zgjedhur një foto nga dasma e saj ku po përqafon të atin, ndërsa krahas fotos shkruan mesazhin prekës.

“ Një vit pa ty, dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde. Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tëndin. Të dua përgjithomonë”, shkruan ajo krahas fotos.

Babai i Ajolës u nda nga jeta një vit më parë në moshën 67 vjeçarë pasi prej kohësh kishte probleme me shëndetin.

Arben Xoxa kishte studiuar për gjuhë-letërsi shqipe dhe ishte specializuar si kritik arti.

Ai ka dhënë një kontribut të shquar në fushën e përkthimit, ndërsa ka botuar gjithashtu një sërë veprash me vlerë.

foto Ajola

ajola

Link: https://www.instagram.com/p/B9B-1qTHQj9Drmp3r3RUGSuogrvDjDHqY8NYj80/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7frVKUgN7AP7hyC55agBPFEed8gZtoqeDmNF00/