Home Aktualitet Coronavirus, dyshime për Papa Francesco, dalin rezultatet e analizave
Coronavirus, dyshime për Papa Francesco, dalin rezultatet e analizave
0

Coronavirus, dyshime për Papa Francesco, dalin rezultatet e analizave

0
0

Italia është vendi i dytë pas Kinës, ku CoronaVirus ka shënuar numrin më të lartë të të prekurve.

Deri tani në Itali janë regjistruar 1835 të infektuar, 52 viktima si dhe 149 persona që janë shëruar plotësisht pasi janë prekur nga ky virus.

Mes të dyshuarve ishte edhe Papa Francesco i cili iu nënshtrua analizave pasi kishte shfaqur disa probleme me shëndetin.

Përgjigjigjet e analizave rezultuan negative, ndërsa bëhet me dije se në të vërtetë Papa ka kaluar një të ftohtë të lehtë.

Ai ju nënshtrua analizave thjesht për të hequr merakun pasi së fundmi ka ndërprerë disa herë meshën për shkak të teshtimave dhe kollës.

Pasi analizat rezultuan negative, Papa ka vijuar me aktivitetet e tij rutinë të cilat i kishte ndërprerë prej disa ditësh në pritje të rezultatit të analizave.

Link: https://www.liberatv.ch/news/cronaca/1422750/sospetto-coronavirus-per-papa-francesco-l-esito-del-tampone-e-negativo

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/st-peter-s-basilica-3314306/