Home Aktualitet Këngëtarja e njohur rezulton e prekur me Coronavirus
Këngëtarja e njohur rezulton e prekur me Coronavirus
0

Këngëtarja e njohur rezulton e prekur me Coronavirus

0
0

Këngëtarja e njohur amerikane Charlotte Lawrence ka konfirmuar se është prekur nga Coronavirus.
Ajo ka njoftuar fansat e saj në instagram se mjeku e njoftoi pas testit se rezultonte pozitive.
19 vjeçarja tha se shumë prej nesh mund të jenë të prekur, por duke qenë se nuk shfaqin simptoma nuk e dinë.
Ajo ju ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, duke menduar për më të moshuarit, prindërit apo gjyshërit që nuk kanë imunitetin e të rinjve për të përballuar sëmundjen.
Këngëtarja i qetësoi fansat duke thënë se ajo është mirë, por e ka përsëritur disa herë lutjen për të qëndruar në shtëpi dhe për të marrë të gjitha masat për të luftuar përhapjen e virusit.

https://www.instagram.com/p/B93KrJoFEOq/

Link: https://www.instagram.com/p/B93KrJoFEOq/

https://www.instagram.com/p/B9C8UJkH1Xz/

Link: https://www.instagram.com/p/B9C8UJkH1Xz/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/