
0
0
Arbana Osmani prej 14 ditësh tashmë është në vetëizolim së bashku me të birin.
Atë e kemi parë shumë aktive në instagram ku më së shumti ka sugjeruar receta gatimi, filma apo libra, ndërsa ka treguar se si e kalon kohën në shtëpi.
Së fundmmi ajo ka postuar në instagram një video ku shfaqet së bashku me Jonin i cili po i pikturon fytyrën moderatores.
Vogëlushi po e shndërron atë në një mace ashtu siç është bërë edhe vetë, duke i pikturuar hundën, ballin dhe mustaqet.
Joni duket se po argëtohet jashtë mase duke shkrirë talentin e tij në fytyrën e së ëmës dhe mesa duket ka gjetur një mënyrë mjaft interesante për të kaluar kohën në izolim.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4NI12Agaf-/