Lojërat Olimpike të Tokios që do të mbaheshin këtë vit janë shtyrë për vitin që vjen për shkak të pandemisë botërore prej COVID-19.
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik në bashkëpunim me autoritet japoneze vendosën që ta shtyjnë këtë event të rëndësishëm në 23 korrik të 2021 deri në 8 gusht.
Ky vendim është marrë kryesisht për të mbrojtur shëndetin e sportistëve dhe të gjithë personave të përfshirë në këto Lojëra.
Lojërat Olimpike në të gjithë historinë e organizimit të tyre, janë anuluar vetëm gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore.
Situata e krijuar në të gjithë botën nga COVID-19 ka detyruar edhe organizatorët e Eurovizion ta shtyjnë festivalin që pritej të mbahej në maj të këtij viti për një vit më vonë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7r0e96pFrw/