Home Aktualitet Zgjatet orari për pazar dhe përdorimin e automjeteve, ashpërsohen masat për shkelje
Zgjatet orari për pazar dhe përdorimin e automjeteve, ashpërsohen masat për shkelje
0

Zgjatet orari për pazar dhe përdorimin e automjeteve, ashpërsohen masat për shkelje

0
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një komunikimi live me qytetarët masat e reja për lëvizjen e qytetarëve.

Ai tha se tashmë qytetarët do të kenë gjysmë ore më shumë kohë për të dalë dhe për të bërë pazar.

Kështu nga një orë, leja zgjatet në një orë e gjysmë.

Gjithashtu kryeministri tha se të gjithë personat që janë në punë, në ato biznese që janë të hapura mund të përdorin automjetet e tyre për të lëvizur me kusht që të mos marrin askënd tjetër në makinë.

Nëse personat që mund të përdorin makinat, kapen me persona të tjerë në makinë do të dënohen me gjobë e deri në heqje lirie.

Po ashtu kryeministri tha se tashmë mund të përdoret automjeti edhe për të bërë pazar, por në asnjë mënyrë me disa persona.

Kryeministri në fjalën e tij përmendi gjithashtu se tashmë janë miratuar rreth 9500 paga lufte për binzesin e vogël dhe gjithë atyre që i është bllokuar aktiviteti gjatë kësaj periudhe.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/296657904638843/

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/296657904638843/