Ministrja e Arsimit: “Ja kur do të nisë sërish mësimi në shkolla…”
Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë një interviste në emisionin “E Diela Shqiptare” në “Tv Klan”, ka folur lidhur me procesin e zhvillimit të mësimit online.
Ajo tha se nxënësit dhe mësuesit do të rikthehen sërish në shkolla kur të ketë mbaruar epidemia dhe kur kushtet do të na tregojnë që nuk kemi raste të reja dhe nuk rrezikohen nxënësit.
Shahini tha gjithashtu se objektivi i Ministrisë është që të shpëtohet ky vit mësimor, pasi nuk e do ishte e drejtë përsëritja e tij.
Shumë prindër vijoi më tej Shahini e kanë pyetur nëse do të ishte më mirë përsëritja e vitit, por kjo sipas ministres nuk është një zgjidhje korrekte sidomos për maturantët të cilët kanë plane për të shkuar në universitet, apo të futen në punë.
Ministrja ka përsëritur edhe njëherë se maturantët nuk do të pyeten në provime për temat që nuk i kanë zhvilluar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=EniD71PLIrw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9g_Z4LHDjr/