Gruaja shtatëzanë ndërron jetë nga Coronavirus, nuk mbijeton as fëmija
0
0
Mëngjesin e sotëm një grua shtatëzanë ka ndërruar jetë në Kosovë duke e çuar në 16 numrin e viktimave.
40 vjeçarja ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe ndodhej në gjendje të rëndë e intubuar.
Lajmin e konfirmoi drejtori i shëndetit në komunën e Gjakovës Ferdinand Kolaj i cili tha se gruaja ndodhej e shtruar në spital që prej 14 prillit.
Ajo ishte në javën e 28 të shtatëzanisë dhe fatkeqësisht as foshnja nuk mundi do të mbijetonte.
Deri tani në Kosovë janë rregjistruar 598 raste me Coronavirus nga të cilët 123 rezultojnë të shëruar.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/