
Lombardia falënderon Shqipërinë dhe vendet që e ndihmuan me videon më emocionuese
Rajoni i Lombardisë në Itali është më i prekuri nga Cornavirusi i ri i cili ka shkaktuar në shtetin fqinj një situatë të rëndë me rreth 181 mijë të prekur dhe mbi 24 mijë viktima.
Shqipëria ishte një ndër vendet e shumta që i erdhi në ndihmë Italisë fillimisht me 30 mjekë dhe infermierë para disa javësh, ndërsa dje dërgoi një tjetër kontigjent prej 60 infermierësh.
Rajoni i Lombardisë ka realizuar disa ditë më parë një mesazh falënderues mjaft emocionues ku përmend ndihmën e gjithë vendeve që ju gjendën pranë në këtë situatë.
“Faleminderit vëllezër”, është fjalia që mbizëtoron gjatë gjithë videos ku përmendet edhe Shqipëria me ndihmën e saj dhe fjalën e Kryeministrit Rama që Shqipëria nuk i harron miqtë në vështirësi.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_ZBUNnsYPJg
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/227847448575281/?epa=SEARCH_BOX