
Këngëtarja vret veten në moshë të re, nuk përballoi dot izolimin prej Coronavirus
0
0
Beth Palmer një 17 vjeçare nga Britania e Madhe vendosi ti japë fund jetës në kushtet e depresionit për shkak të izolimit prej Coronavirus.
17 vjeçare ishte një këngëtare e talentuar e cila e kishte pasion muzikën.
Vajza që studionte për muzikë u gjend e vdekur në apartamentin e saj disa javë pasi vendi u mbyll për shkak të COVID-19.
Prindërit e adoleshëntes thanë se ajo nuk mund ta përballonte dot mbylljen për tre muaj dhe se kjo kohë i ishte dukur si 300 vjet.
Prindërit e vajzës thanë se Beth nuk vuante nga depresioni dhe se së fundmi ishte vetëm pak e trishtuar për shkak se nuk mund të dilte të takohej me miqtë apo të shkonte në shkollë.