
Moderatorja Marina Vjollca dhe këngëtari Getoar Selimi janë një prej çifteve më të dashura të showbizit.
Ata u martuan katër vite më parë në një ceremoni madhështore buzë detit me miq dhe familjarë në një atmosferë shumë të veçantë.
Si Marinën dhe Getin i shohim shpesh aktiv në rrjetet sociale ku përveç anës profesionale ndajnë me fansat edhe detaje nga jeta e tyre bashkëshortore nga pushimet apo momentet e kaluara së bashku.
Këtë herë Marina ju ka treguar të gjithë ndjekësve në instagram anëtarin më të ri të familjes një mace shumë e këndshme në ngjyrë gri.
Macja është e llojit British shorthair dhe është një dashuri e vërtetë, madje moderatorja është kaq e lumtur saqë e quan Minin, dashurinë e saj më të re.
Marina ka bërë tag edhe mikeshën që i ka dhuruar Minin duke i dhënë se e ka bërë pafund të lumtur me këtë krijesë kaq të adhurueshme.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bsfoyk7DTYb/