
Futbolli në zi, ndërron jetë ish trajneri i Interit
0
0
Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare Gigi Simone, ish trajner i skuadrës së Interit.
Nën drejtimin e tij Interi ka vituar kupën UEFA në sezonin 1997/1998.
Simone ishte ishte i sëmurë që prej korrikut të vitit të shkuar dhe fatkeqësisht nuk mundi dot të mbijetonte.
Ai ka drejtuar dhjetra skuadra italiane, por suksesin më të madh e arriti me skuadrën e Interit duke u mbajtur mend si trajneri që e çoi skuadrën drejt fitores vite më parë.
Simone ndërroi jetë pikërisht në 22 maj, një datë që përkon me 10 vjetorin e fitores interiste të Tripletës.
Ai ka luajtur gjithashtu edhe si futbollist me disa skuadra italiane si Torino, Brescia e Genoa.