
Aktorja e njohur Jonida Vokshi do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të parë.
Ajo është në pritje të ëmbël të një vajze dhe shpesh herë e kemi parë të postojë foto dhe video ku pozon me barkun e rrumbullakosur.
Jonida e zbuloi që ishte shtatëzanë dhe gjininë e bebit gjatë spektaklit “Top Talent”, ku ishte pjesë e jurisë.
Ajo është aktualisht në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe mezi po pret të përqafojë vogëlushen e saj.
Një ndjesi të tillë e ka ndarë me fansat në rrjetet spociale ku ka potuar disa selfie ndërsa shkruan: “Sa herë bëj selfie këto ditë mendoj që është e fundit shtatëzanë dhe tjetra do të jetë me bebin. Nuk po më durohet më të të njoh, vdiqa”.
Jonida u martua në shtator të vitit që shkoi me partnerin e saj Besnik Krapi në një ceremoni shumë të veçantë ku ishin të ftuar shumë miq dhe familjarë të çiftit.
https://www.instagram.com/p/CBTvsG4DiIb/Link: https://www.instagram.com/p/CBTvsG4DiIb/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAXhGLjDgNB/