
Djali i Ermal Mamaqit Joeli i ka bërë të atit surprizën më të papritur që mund ti bëhet një prindi.
Ai ka vendosur që të qethet dhe shihet teksa heq një tufë flokësh me makinën e rojes.
Duket se Joeli ka vendosur të imitojë të atin i cili gjatë karantinës vendosi të qethte flokët dhe duket se ka vepruar po njësoj si ai.
Në videon e postuar në instagramin e Ermalit, Joeli pasi ka qethur një tufë flokësh fillon të qeshë, ndërsa Ermali i thotë se tashmë do ti duhet ti qethë komplet flokët, pasi nuk mund të qëndrojë në këtë gjendje.
“Kur të bën Joeli surprizë”, shkruan Ermali krahas videos e cila ka bërë të gjithë të qeshin me lot ndërsa kanë komentuar me humor lidhur me veprimin e Joelit.
https://www.instagram.com/p/CBptJr1Duiv/Link: https://www.instagram.com/p/CBptJr1Duiv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_FWglyJsTN/