E fundit/ Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19, ja shifrat e reja
61 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në raportimin e përditshëm njoftoi se fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe dy pacientë të tjerë.
Një 59 vjeçare nga Lushnja e cila vuante nga insuficienca renale kronike si dhe një 77 vjeçar nga Vlora i cili vuante nga hipertensioni, ndërsa kishte rreth 10 ditë i shtruar në spital në gjendje të rëndë.
Aktualisht në spitalin infektiv janë duke marrë ndihmë mjekësore 81 pacientë, 12 në terapi intensive dhe dy të intubuar.
Ndërkaq një lajm i mirë është se gjatë 24 orëreve të fundit janë shëruar 48 pacientë duke e çuar në 1346 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.
Ndërsa numri i personave aktivë është 931, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZhVANygJb2Y
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/