
Shefi i kuzhinës Alfio Rrotani feston sot 31 vjetorin e lindjes dhe një surprizë shumë të veçantë e ka marrë nga bashkëshortja e tij Fatma.
Ai ka postuar në instagram një foto ku pozon ulur përkrah një tufe tullumbacash, ndërsa mbrapa tij shohim të shkruar: “Ju deshën 31 vite, të dukej kaq mirë”.
Alfio është emocionuar shumë nga surpriza dhe krahas fotos shkruan: “Familja të ngroh shpirtin dhe të surprizon gjithmonë”, ndërsa bën tag Farmën.
Alfio ka marrë shumë komente nga miqtë dhe fansat e tij të cilët i kanë uruar qindra vite të lumtura.
Fatma dhe Alfio janë bërë prindër të një djali në fund të janarit të këtij viti dhe shpesh herë i kemi parë të postojnë vazhdimisht foto dhe video së bashku me vogëlushin Noah duke treguar progresin e tij muaj pas muaji.
https://www.instagram.com/p/CCTSrQ_glnr/Link: https://www.instagram.com/p/CCTSrQ_glnr/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9b_Q3NHLSF/