COVID-19, ndërrojnë jetë 3 pacientë, ja rastet e reja brenda 24 orëve
71 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa kanë ndërruar jetë 3 persona.
Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar bën me dije se përveç mjekut kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë një 63 vjeçar nga Lezha si dhe një 65 vjeçare nga Tirana.
Ndërkaq në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 78 pacientë, 9 në terapi intensive dhe dy të intubuar.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 pacientë të cilët e kanë fituar betejën me COVID-19.
Ekspertë të Ministrisë vazhdojnë t’ju bëjnë apel qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aECvx2LvHSo&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/