Home Aktualitet E fundit/ 4 persona ndërrojnë jetë, ulet numri i rasteve të reja
E fundit/ 4 persona ndërrojnë jetë, ulet numri i rasteve të reja
0

E fundit/ 4 persona ndërrojnë jetë, ulet numri i rasteve të reja

0
0

132 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Numri më i madh i rasteve pozitive është shënuar si gjithmonë në kryeqytet ndërsa vendin e dytë e mban Gjirokastra e cila ka shënuar një rritje të konsiderueshme ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 15 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton ndërkohë se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 4 persona.

Në të dyja spitalet në vend situata paraqitet e qëndrueshme ku aktualisht po marrin trajtim 173 pacientë, 15 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 6 të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 55 persona të tjerë duke e çuar numrin e të shëruarve në 6788 që prej fillimit të epidemisë.

https://www.youtube.com/watch?v=nvDNlCJC9jc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nvDNlCJC9jc

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/