Home Aktualitet E fundit, rekord infektimesh ditore, 5 persona ndërrojnë jetë
E fundit, rekord infektimesh ditore, 5 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit, rekord infektimesh ditore, 5 persona ndërrojnë jetë

0
0

182 raste të reja me SARS- COV2 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar një numër të lartë dhe në rritje rastesh ditore.

Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se gjatë 24 orëvë të fundit kanë ndërruar jetë 5 persona, një 64 vjeçar nga Elbasani, , një 66 vjeçar nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 81 vjeçar nga Shijaku.

Qytetet me numrin më të lartë të rasteve ditore vijojnë të jenë Tirana, Shkodra, Korça dhe Lushnja.

Aktualisht në spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 244 pacientë, 13 në terapi intensive dhe katër të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 90 persona.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëj apel bizneseve dhe qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY