
Modelja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti I saj Jakub Kindl do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali.
Ata e dhanë vetë lajmin në instagram ku modelja tregoi se në muajin shkurt familja e tyre do të zgjerohet.
Afërdita është në muajin e pestë të shtatëzanisë dhe Jakub është shumë i lumtur që do të bëhen prindër.
Ai e ka treguar disa herë me mënyrën se si ka reaguar ndërsa së fundmi ka vendosur që të surprizojë Afërditën me gjeste të vogla romantike.
Ai i ka dhuruar Afërditës një tufë më lule shumë të bukura natyrale dhe një çokollatë.
“Gjithmonë më i ëmbli, të dua zemër”, shkruan ajo krahas videove ndërsa tregon momentin kur Jakub i afrohet me tufën me lule.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF9-5hOp-ZT/