
Shënohet një tjetër rekord rastesh të reja, 6 viktima mes tyre një 28 vjeçare
0
0
694 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar një tjetër rekord të ri në vend.
Ndërkohë sipas njoftimit të Ministrisë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 6 persona, mes të cilëve edhe një 28 vjeçare.
Aktualisht në të trea spitalet në vend po marrin trajtim spitalor 412 persona, 13 në terrapin intensive dhe 3 të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë thirrje për të respektuar rregullat e higjenës, të distancës sociale si dhe përdorimin e maskës kudo në ambjentet e brendshme dhe të jashtme.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY