
Moderatori i njohur Edi Manushi është prekur nga COVID-19.
Lajmin e ka dhënë konkurrentja e “Përputhen” në sezonin e parë Ina Kollçaku.
Ajo ka postuar një foto të moderatorit ndërsa i uron atij shërim të shpejtë.
“Të shkuara Edi Manushi, COVID nuk na ndalon”, shkruan ajo krahas fotos, ndërsa më pas kur e pyesin se çfarë ka Edi ajo sqaron edhe gjendjen e tij duke treguar se ai ka vetëm pak temperaturë, por situata nuk është serioze dhe shpreson që ta kalojë sa më shpejt.
Edi nuk është i vetmi moderator në “Top Channel që preket nga COVID.
Më herët ishte Megi Pojani që u izolua në shtëpi, më pas Eneda Tarifa, Lei Kraja e shumë figura të njohur të ekranit që kanë treguar se janë infektuar me COVID duke ndarë me publikun eksperiencën e tyre.
Link: https://www.instagram.com/innakollcaku/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/