
E trishtë, COVID-19 i merr jetën artistes së njohur shqiptare
Piktorja e njohur Lumturi Blloshmi është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook Ministrja e Kulturës Elva Margariti.
Artistja e njohur shqiptare ishte prekur nga Coronavirus dhe kishte tre javë që po luftonte me sëmundjen, të cilën fatkeqësisht nuk e mposhti dot.
“Kur vizitova “Arkivin e hapur” në Galerinë Kombëtare të ARteve u ndala përpara bustit të saj. Një portret i skalitur ashtu si ishte arti dhe qëndrimi i saj estetik. Covid-19 na mori sot një tjetër emër të madh të artit shqiptar, Lumturi Blloshnim, ndër të paktata artiste pamore të brezit të saj që sfiduan kohën, sistemet politike, ndryshimet e mëdha. Lamtumirë e shtrenjta Lume. Ti që na fole me veprën tënde më shumë se mijëra fjalë”, shkruan në statusin e saj ministrja e kulturës.
Lumturie Blloshmi konsiderohej si përfaqësuese e denjë e artit kontemporan në pikturë dhe shpesh herë është krahasuar me Frida Kahlo.
Ekspozitën e parë ajo e ka hapur në 1988 në qytetin e Beratit.