
E rëndë, regjisori i famshëm ndërron jetë në moshë të re
0
0
Regjisori i serialit të famshëm SpongeBob dhe Hey Arnold, Tuck Tucker ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.
Lajmin e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi në Facebook.
“Me zemër të thyer familje Tucker lajmëron për vdekjen e Tuck Tucker, baba, bashkëshort, djalë, vëlla dhe xhaxha. Ne e dimë që atë e donin të gjithë ata që e njohën. Nëse keni kujtime nga Tuck mund ti ndani në këtë postim, familja e tij do ti lexojë me kënaqësi”, shkruhet në statusin e një prej familjarëve të tij.
Regjisori ka një karrierë të gjatë në fushën e kinematografisë.
Ai ka punuar në 1987 për filmin “Pinoku” si dhe “Perandoria e natës”, megjithatë ai u bë i famshëm me “SpongeBob”, një prej serialeve më të ndjekur nga të gjithë.