
Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar
0
0
Aktori i njohur shqiptar Xhemil Tagani është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është publikuar edhe në faqen zyrtare në Facebook të Teatrit Kombëtar ku shprehet hidhërim dhe ngushëllimet drejtuar familjes për largimin nga jeta të aktorit të njohur.
Aktori u lind në Tiranë në shkurt të 1945 dhe studio në degën e dramës në Institutin e lartë të Arteve.
Gjatë karierës së tij ai numëron më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar si dhe disa në kinematografi ku spikati veçanërisht për rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara”, si dhe në rolin e beut në filmin “Tokë e përgjakur”