
0
0
Këngëtarja Era Istrefi ka dalluar gjithmonë për stilin e saj unik në të veshur.
Atë e shohim gjithmonë me veshje unike duke provuar tendencat e kohës dhe duke qenë në një hap me trendet e momentit.
Faqja “shqip.closet”, ka zbuluar shifrën e xhaketës prada që, Era ka veshur në postimin e saj të fundit.
Ajo është një xhaketë e shkurtër por e trashë në ngjyrë gri me material leshi dhe Kashmiri.
Sipas faqes xhaketa ka një çmim goxha të kripur dhe për të gjithë ata që janë të interesuar, kjo xhaketë i ka kushtuar Erës plot 2250 euro.
Link: https://www.instagram.com/p/CKRkVAmL0yQ/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIBKsOYDQNB/