
Humbje e madhe për mediat! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar
Ka ndërruar jetë politologu, gazetari dhe analisti i njohur i Kosovës Ramush Tahiri.
Tahiri ishte dhe do të mbetet një nga emrat e rëndësishëm të politikës së Kosovës në vitet 90.
Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.
Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik. Ai pas vetës ka lënë gruan, Lindita Tahiri dhe dy djem.
Linku: https://www.facebook.com/milaimzekaobri/posts/1500196527009052
Burimi i fotos: https://unsplash.com/