
Mbaron periudha e vshtirë për këngëtaren, Fjolla Morina fiton lirinë
0
0
Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, është liruar nga paraburgimi.
Ajo u arrestua me 19 korrik në Prishtinë, mbi të kanë rënduar akuzat për trafik armësh.
Sot avokati i Fjolla Morinës, Fanol Krasniqi ka bërë të ditur për media se gjykata ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e saj.
Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Me siguri tani Fjolla dhe Fisniku i janë gëzuar këtij vendimi dhe do të shijojnë dashurinë e tyre në liri të plotë.
Burimi i fotos. https://www.instagram.com/fjolla.morina/