Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një nga çiftet më të dashur në opinionin publik.
Së fundmi Olsi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Në fermë’. Aktori ka treguar për takimin e parë me vjehrrën.
‘Edhe pse ishte vjehrra e parë që kam takuar nuk kisha siklet. Marrëdhënia është shumë e mirë ajo më shkruan për çdo gjë.
Kur publikoj ndonjë projekt më thotë më pëlqeu shumë dhe pse mund mos ta ketë parë fare thotë aktori me shaka. Ndër të tjera ai tregoi ushqimin e preferuar që i bën mami i Eglit që është byreku.
Gjërat mes tyre po ecin shumë mirë deri më tani dhe me siguri dyshja do të tentojnë një hap më tej së shpejti.
https://www.instagram.com/p/CXrAZENsgfl/
Linku: https://www.instagram.com/p/CXrAZENsgfl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/olsibylyku1/