
Beatrix është kthyer në kryefjalën e mediave rozë për shkak të lidhjes me Donaldin.
Këngëtarja gjatë qëndrimit në shtëpi ka folur për romancën e saj nga e shkuara pa dhënë shumë detaje.
Pas një lidhje 3 vjeçare gjërat mes tyre përfunduan dhe në atë kohë Triksa u shpreh.
‘Jam shumë e lumtur që atë eksperiencë me një njeri që ma ka ditur vlerën dhe më ka mbështetur. Më ka motivuar shumë. E vlerësoj për atë periudhë që ka qenë në jetën time, gjithçka e ka fundin e vet. Jam e mendimit “forever”, e kam edhe tatuazh, por në jetën reale ndodh ndryshe. Erdhi momenti që thashë Beatrix zgjohu, kjo është jeta, gjithçka e ka fundin e vet’, tha ajo
Ndjekësit dhe jo vetëm kanë gjurmuar të shkuarën e saj ku ka bërë publike fotot e saj me ish të dashurin.
Elvi Cenolli dhe Triksa janë shfaqur së bashku në “Dancing With the Stars”.
Linku: https://www.instagram.com/beatrixramosaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beatrixramosaj/