
Ushtronte prostitucion në mes të Tiranës, arrestohet ish konkurrenti i Për’Puthen
0
0
Ish konkurrenti i Për’Puthen Alban Drymishi është arrestuar.
Ndaj Dyrmishit rëndojnë dy akuza, për veprat penale “shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Ai raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.
Por përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dy punëtoret, F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Linku: abcnews
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/
tags:
fp1