Home Lifestyle Dita e gënjeshtrave, ja pse 1 prilli mori një kuptim të tillë
Dita e gënjeshtrave, ja pse 1 prilli mori një kuptim të tillë
0

Dita e gënjeshtrave, ja pse 1 prilli mori një kuptim të tillë

0
0

Një prillin prej vitesh e njohim si ditën e gënjeshtrave ku secili prej nesh mundohet ti punojë ndonjë rreng miqve dhe të afërmve. Versionet për origjinën e kësaj date janë të shumta por një ndër ta konsiston në:

Në vitin 1564, kohë kur Franca e ndërroi zyrtarisht kalendarin në versionin moderg Gregorian. Një ndryshim i tillë bëri që festa e Vitit të Ri të zhvendosej nga fundi i marsit.

Ata të cilët vazhdonin ta festonin ndërrimin e viteve më datë 1 prill, u quajtën ‘budallenjtë e prillit’. Megjithatë, ky mbetet vetëm një rrëfim, pasi të dhënat zyrtare kanë dëshmuar se një ndryshim i tillë ka ndodhur gradualisht.

Një tjetër teori, shumë herë më e thjeshtë, lidhet me dëshirën e njerëzve për të festuar datën një të muajit aktual. Arsyeja? Dëshirojnë ta quajnë këtë si ditën zyrtare të nisjes së pranverës. Kështu, festa më pa angazhime që mund të kishim është Dita e Gënjeshtrave.

Linku: https://www.dictionary.com/

Burimi i fotos: pexele.com