
Humbje e papritur për sportin, boksieri i hekurt shqiptar ndahet nga jeta
0
0
Boksieri i njohur kosovar Xhevdet Peci është ndarë nga jeta.
Lajmi u konfirmua nga sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli. Lajmi ishte i papritur për miqtë dhe të afërmit pasi ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
Boksieri i hekurt u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte shkuar të jetonte me familje para një muaj e gjysmë.
Ai mbahet në mend me nofkën “Grushti i Hekurt”.
Peci ishte shpallur pesë herë kampion i ish-jugosllavisë me Prishtinën, nën urdhërat e trajnerit Lah Nimani, që po ashtu vjen nga Mitrovica.
Xhevdet Peci u lind në vitin 1955 në Mitrovicë.
Linku: https://diasporashqiptare
Burimi i fotos: pexele.com