
0
0
Temperaturat priten të shkojnë deri në 35 gradë gjatë ditës së sotme.
Prej ditësh moti sa vjen dhe bëhet më i nxehtë në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Meteoalb pjesa e parë e ditës do të dominohet me kthjellime në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, ku kalime të pakta vranësirash do të ketë vetëm në zonat e thella malore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com