Home ShowBiz Paratë e një viti u dogjën, Alketa Vejsiu rrëfen momentin e trishtë
Paratë e një viti u dogjën, Alketa Vejsiu rrëfen momentin e trishtë
0

Paratë e një viti u dogjën, Alketa Vejsiu rrëfen momentin e trishtë

0
0

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të spikatura për ekranet tona.

Gjatë moderimit të Piter Pan ajo ka rrëfyer një moment të trishtë nga fëmijëria e saj. Alketa tregoi se me kursimet e një viti prindërit i kishin blerë një palë atlete dhe gëzimi i moderatores nuk ka zgjatur shumë.

‘Unë kur kam qenë e vogël njëherë, ngaqë prindërit e mi nuk kishin mundësi edhe kishin mbledhur lekët dhe më blenë një palë atlete kineze inkeliti, të cilat i vesha ditën e parë shumë e lumtur dhe i futa në llucë dhe i bëra copë-copë. Mami dhe babi m’i lanë dhe m’i vendosën në sobë me dru atje që të thaheshin dhe i harruan atje. Atletet që ishin mbledhja e gjithë parave të një viti pune u dogjën dhe unë të nesërmen në mëngjes nuk kisha më atlete. E kujtoj këtë si një ndër momentet më të trishta të jetës time. Më pas kuptova që edhe të jesh një Luli i vockël që ta kesh të çarë atë çizmen dhe të mos kesh atlete, edhe këmbëzbathur kur do t’i bësh gjërat, mund t’i bësh dhe ta gëzosh jetën’– tha prezantuesja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=24VHb5bo794

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CetwA-OKqP4/