
Sunny Hill Festival këtë vit vjen me surpriza për Prishtinën dhe Tiranën.
Festivali për herë të parë do të mbahet në dy qytete.
Festivali i këtij viti në Prishtinë do të mbahet në datat 4,5,6 dhe 7 gusht. Në Tiranë, do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale Erion Veliaj.
‘Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë!
A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare?
Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.
Një super lajm për të gjithë!
Linku: https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/573591390802699
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/