Home Business / Technology Instagram sjell shumë shpejt risinë për verifikimin e moshës
Instagram sjell shumë shpejt risinë për verifikimin e moshës
0

Instagram sjell shumë shpejt risinë për verifikimin e moshës

0
0

Instagram po prezanton mënyra të reja për përdoruesit e tij për të verifikuar moshën e tyre në platformë. Kjo mënyrë do të shërbejë për të ofruar më shumë përvoja të përshtatshme për ta.

Kompania në pronësi të Meta pohoi se po merrej me  testimin e mjeteve që do t’i lejonin përdoruesit  të garantonin moshën e tyre ose të verifikoni përmes një video selfie.

Instagram deklaroi se është në partneritet me firmën britanike të teknologjisë “Yoti”. Teknologjia e Yoti-it arrin të vlerësojë moshën e dikujt bazuar në tiparet e fytyrës, por këto të dhëna më pas do të fshihen dhe teknologjia nuk mund ta rinjohë identitetin e dikujt.

Nëse dikush përpiqet të modifikojë datëlindjen e tij, Instagram do t’i kërkojë të verifikojë moshën e tij duke ngarkuar ID-në, ose duke kërkuar ‘ndihmë’ nga miqtë e tij.

Opsioni i funksionit të garancisë i kërkon përdoruesve të cilësojnë tre miq të garantuar për të konfirmuar moshën e përdoruesit në fjalë. Kriteri i përzgjedhjes së miqëve të garantuar është se ata duhet të jenë mbi 18 vjeç e sipër.

Të kuptosh moshën e dikujt në internet është një sfidë komplekse, e gjithë industrisë. Ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me kompani të tjera, për një kombinim teknologjish që ofrojnë më shumë opsione për të verifikuar moshën në mënyrë që të mbrojmë privatësinë e përdoruesve, si edhe t’i mbrojmë ata nga përmbajtjet e papërshtatshme”, pohoi kompania.

 

Link: https://news.upday.com/uk/instagram-begins-testing-new-age-verification-tools/?utm_source=upday&utm_medium=referral

Burimi i fotos: unsplash.com

tags: